Ashtu siç thanë edhe zyrtarët e OBSH-së, zyrtarisht ka përfunduar kulmi i shpërthimit të koronavirusit në Kinë.
Mi Feng, një zëdhënës i Komisionit Kombëtar të Shëndetit në Kinë, tha se “rritja e rasteve të reja po bie”.
Vetëm 15 raste të reja u regjistruan në të gjithë Kinën të enjten dhe provinca Hubei – epiqendra e virusit – regjistroi vetëm tetë infeksione të reja. Kjo është hera e parë që krahina ka regjistruar raporte me më pak se 10 raste të reja në ditë.
Gjatë shtatë ditëve të fundit, përparimi i koronavirusit në vend është ngadalësuar ndjeshëm.
Kina ka zbatuar masa të rrepta në trafik dhe lëvizjen e njerëzve në një përpjekje për të frenuar përhapjen, duke përfshirë edhe izolimin e Wuhan-it.
Ndërkohë që përhapja e virusit është ngadalësuar, autoritetet kanë filluar të lehtësojnë kufizimet dhe bizneset janë rihapur. Të enjten, zyrtarët e Hubei njoftuan se kufizimet në ndalimin e udhëtimit do të hiqen në vijim./abcnews.al