Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin. Aktori i njohur e ka konfirmuar diagnozën me anë të një deklarate në llogarinë e tij në Tëitter.
Hanks shkruante:
“Rita dhe unë jemi këtu në Australi. Ndiheshim pak të lodhur, sikur të kishim ftohje dhe kishim dhimbje në trup. Rita kishte disa të dridhura herë pas here. Ndonjëherë edhe temperaturë. Për t’i bërë gjërat siç duhet, siç është e nevojshme në botë tani, ne u testuam për Koronavirus, dhe morëm vesh që dolëm pozitivë “.
Çifti tashmë ndodhen në izolim dhe po ndjekin këshillat e zyrtarëve mjekësorë ndërsa kanë premtuar se do t’i mbajnë njerëzit të përditësuar rreth gjendjes së tyre.
Hanks dhe Wilson ndodheshin në Australi për një projekt filmi. Në Australi numri i personave të prekur ka shkuar në 139 ndërsa personat që kanë ndërruar jetë janë tre. /abcnews.al

