E fundit nga Italia: Futbollisti i Juventusit del pozitiv me Koronavirus

schedule23:14 - 11 Mars, 2020

schedule 23:14 - 11 Mars, 2020

Mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani, është testuar për Koronavirus dhe ka dalë pozitiv. Italiani është prekur nga fenomeni që ka pushtuar Italinë dhe shumë shtete të botës dhe është vënë menjëherë nën kujdesin e mjekëve.

Italia po vuan nga ky fenomen dhe janë prekur me mijëra njerëz, si dhe ka marrë jetën e 827 personave. 25 vjeçari Rugani nuk është titullar fiks te Juventusi, por është një alternativë shumë e rëndësishme në prapavijë. Juventusi luan kundër Lyon në Champions League javën e ardhshme, ndërsa futbolli në Itali është ndërprerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!