Sokol Cikalleshi është rikthyer te goli. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka shënuar golin e avantazhit për Akhisaspor, që po luan jashtë fushe me Adana dhe po fiton 1-2. Sulmuesi kavajas zhbllokoi ndeshjen pas gjysmë ore lojë.
29-vjeçari realizoi një gol shumë të bukur. Goditje e menjëhershme dhe topi në rrjetë. Ky është goli i tetë në Ligën e parë për këtë sezon për Cikalleshin. Mbajtja e këtij rezultati e ngjit Akhisaspor në vend të katërt me 44 pikë, dy pikë larg vendit të dytë që të rikthen në elitë. /abcnews.al