Shkëndijë nervoze dhe pa forcë, humbja e radhës dhe lamtumirë titull

schedule15:57 - 11 Mars, 2020

schedule 15:57 - 11 Mars, 2020

Shkëndija regjistron një tjetër humbje pas asaj me Borec dhe titulli kampion mund të quhet një çështje e mbyllur. Kuqezinjtë nga Tetova u mposhtën në shtëpi nga Rabotnicki, që siguroi tre pikët falë golit të Toshevskit në pjesën e dytë.

Djemtë e Ernest Gjokës u nervozuan në minutat e fundit dhe e mbyllën ndeshjen me dy lojtarë më pak pas daljes më të kuqe të Krivak dhe Merxhani. Disfatë në momentin e gabuar për kampionët në fuqi.

Shkëndija numëron 10 pikë më pak se Vardari kryesues, teksa ka humbur edhe vendin e dytë që mbahet momentalisht nga Sileks. Vardari fitoi 1-0 në shtëpi kundër Struga Trim&Lum. Skuadra shqiptare rezistoi 69 minuta, por u thye nga goli i Novak.

Shkupi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi kundër Sileks. Darboe kaloi në avantazh “Shvercerat”, por miqtë barazuan golin e lojtarit nga Gambia dhe ndeshja u mbyll pa fitues. Fitore shumë e rëndësishme për Renovën jashtë fushe.

Skuadra nga Tetova mposhti 0-1 Akademija Pandev me golin e Bashkim Velija, duke regjistruar fitoren e katërt radhazi në kampionatin e Maqedonisë së Veriut dhe vendin e katërt në renditje. /abcnews.al

 

Rezultatet e javës së 23-të në Maqedoninë e Veriut

 

Renditja e kampionatit