Kanë kaluar dy muaj që nga rrëmbimi, vrasja dhe zhdukja e Jan Prengës në Kamëz, ndërsa trupi nuk është gjetur ende.
Ngjarja e rëndë ndodhi në 17 janar të këtij viti, por policia nuk ka gjetur ende trupin edhe pse janë arrestuar një numër i madh personash.
Gazetarja Glidona Daci ka zbardhur për abcneës.al dëshminë e bashkëshortes dhe prindërve të Jan Prengës.
Dëshmia e bashkëshortes
Me Janin jam e martuar prej 27 vitesh dhe kemi3 fëmijë. Me 17 janar rreth orës 17.3o dolëm me Janin dhe pimë një kafe ne lagje dhe u kthyem në shtëpi. ai qëndroi disa kohë dhe doli duke më thënë se kishte punë tek toka në bashki dhe në bankë.
Në orën 10.30 fola sërish me të dhe më tha se sapo të mbaronte pune në Bashki do të kthehej në shtëpi. pas këtij moment nuk kam komunikuar me të.
Dua të shtoj se Jani nuk kishte probleme më askënd dhe nuk kishte as borxhe vetëm një kredi që e paguante rregullisht. Jani nuk kishte problem me alkolin si dhe no përdorte lëndë narkotike. Vëllezërit e tij jetojnë në Angli dhe për krishtlindje na vizitoi njëri prej tyre. Dy ditët e fundit, ai iste shunmë I shqetësuar, kishte pagjumësi, por për këto shqetësime nuk më tha asgjë”.
Nëna e 3 fëmijëve, shpjegon më tej se nuk ka parë asnjë mjet apo person të dyshimtë që ti ndiqte gjatë kohës që kanë qenë bashkë.
Dëshmia e prindërve:
Babai dhe nëna e pengut, thonë se djalin e tyre e takuan një ditë para se të rrëmbehej, pasi shkuan për drekë në shtëpinë e tij.
Ata thonë se i biri nuk kishte asnjë shqetësim dhe se njërin nga djemtë e kanë të arrestuar në Angli për cështje droge.
Policia ka marrë edhe dëshminë e bashkëpunëtorit të Jan Prengës.
Ai thotë se sëbashku kanë patur një mobilieri, por u ndanë në biznes pa probleme, ai ngre dyshime se 49 vjecari mund të ketë oatur borxhe, nga mënyra sesi ai komunikonte me persona të ndryshëm.