Ka shkuar në 12 numri i personave me koronavirus në vendin tonë. Rastet e reja janë konfirmuar vetëm së fundmi.
Gjatë një lidhjeje direkete me studion e lajmeve të Abc News, gazetarja Ajgena Korbi ka sjellë të rejat më të fundit sa i përket rasteve të reja.
Gazetarja e Abc Neës informon se nga 12 personat e konfirmuar, 4 ndodhen në spital ndërsa pjesa tjetër janë në vetë-izolim në shtëpitë e tyre. Sa i përket dy rasteve të tjera të konfirmuar 24 orët e fundit, rezulton se prej tyre është i afërm me 28-vjeçarin që është cilësuar si “pacienti zero” dhe një person tjetër i moshuar i cili ka qene në Itali. Bëhet fjalë për një 75-vjeçar nga qyteti i Lushnjës.
Katër personat që ndodhen në spital janë një në Durrës dhe tre të tjerë tek Infektivi në Tiranë.
Sa i përket personelit mjekësor që ranë në kontakt me të moshuarën që rezultoi pozitive me Covid 19, gazetarja Korbi, duke cituar Ministrinë e Shëndetit, raporton se për ta do të ndiqen procedurat të parashikuara nga OBSH.
Pra, ata po i nënshtrohen analizave dhe më pas në bazë të rezultateve do të vendoset. Nëse rezultojnë pozitivë dhe kanë simptoma do të qëndrojnë në spital, ndërsa nëse janë thjesht bartës dot të vetë-izolohen në shtëpi.
Deri orët e fundit janë bërë 42 testime prej të cilave, 2 persona rezultuan pozitivë. /abcnews.al/

