Kuvendi anulon seancën plenare, mbyllen Komisionet Parlamentare pa afat

schedule12:37 - 11 Mars, 2020

schedule 12:37 - 11 Mars, 2020

Kuvendi tërhiqet nga trajtimi i situatës me korona virus, si të menaxhueshme, dhe mbylli dyert këtë të mërkurë.

Gramoz Ruçi firmosi shtyrjen e seancës plenare të parashikuar për të enjten dhe seanca e radhës do të caktohet në varësi të dinamikës së epidemisë dhe të nevojave urgjente.

Në seanca plenare veç 122 deputetëve, marrin pjesë ministrat, stafet ndihmëse, punonjësit e sigurisë dhe mediat, duke e çuar në rreth 200 persona pjesëmarrës brenda sallës plenare.

Shifrat këto të pa këshillueshme në kuadër të masave të përgjithshme.

Njëkohësisht, Kuvendi pezulloi dhe komisionet parlamentare.

Gjithsesi deputetët do të rrinë në gatishmëri, për tu mbledhur në çdo rast urgjent, ku masat mbrojtëse ndaj virusit kërkojnë një vendimmarrje nga Kuvendi.

Aktualisht nuk ka ligje apo vendime të cilat kërkojnë në mënyrë urgjente mbledhjen e Parlamentit.

Njëkohësisht, Partia Socialiste ju ka kërkuar të gjitha strukturave partiake të mos mblidhen dhe të mos organizojnë takime të paktën deri në 3 prill.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!