Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Jo vetë qytetarët, por edhe institucionet e Lezhës nuk e marrin seriozisht koronavirusin

schedule10:00 - 11 Mars, 2020

schedule 10:00 - 11 Mars, 2020

Pavarësisht njoftimeve të dhëna nga qeveria dhe Policia dhe Minsirtia e Shëndetësisë duket se qytetarët në Lezhë nuk janë ndërgjegjësuar për të zbattuar masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Gazetari Gjergj Figuri tha për “ABC News” se Spitali i Lezhës konfirmon se janë marrë të gjitha masat, por nuk ka një njoftim nëse ka një vend të përcaktuar për karantinë. Është një situatë e paqartë sa i përket Spitalit të Lezhës.

Ndërkohë për masat parandaluese nuk janë respektuar nga qytetarët.

“Udhëzimet e dala nuk respektohen, qytetarët i kanë neglizhuar në masë të madhe, nuk është shmangur dalja e panevojshme. Lëvizja vazhdon e qetë me kafene të mbushura plot. Ka vetëm masa të marra nga Bashkia Lezhë ku shërbimi është pezulluar, ndërkohë te Posta Shqiptare vazhdojnë rradhët të gjata edhe pse punonjësit janë më maska. Edhe tek OSSHE vazhdon e njëtja situatë me pagesat e energjisë, pavarësisht asaj që është kërkuar me vendimin e djeshëm të qeverisë, por nuk respektohet.

Një njoftim ka bërë të ditur se ka ngritur disa grupe për të monitoruar zanat e mbipopulluara.

A është respektuar nga pronarët distanca dy metër?

“Nuk e kanë repsektuar, por më e habitshme është fakti se pranojnë të ulen edhe gjysëm metri nga njëri-tjetrit. Nuk është marrë aspak në konsideratë paralajmërimi”.

Dezinfektimi në Lezhë?

“Deri në këto momente nuk ka ansjë njoftim, por nga informacione paraprake nuk ka të konfirmuar që ka masa të marra për dezinfektimin e zonave publike. Jozyrtarisht thuhet se shkollat janë të mbyllura dhe se nuk është e nevojshme të bëhet. Ende nuk ka një plan të mirë detajuar të masave që duhet të merren. Punonjësit e shërbimeve janë të gjithë në punë. Situata ende nuk është marrë seriozisht jo vetëm nga qytetarët, por edhe nga institucionet”, raportoi gazetari.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!