Italia ka pezulluar eventet sportive deri me datë 3 prill. Futbolli ka kaluar në plan të dytë dhe të gjithë po merren me koronavirusin. Akoma nuk dihet se çfarë do të ndodhë pas datës 3 prill, teksa të shumtë janë skenarët në lidhje me situatën e krijuar.
Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka dalë me tre propozime rreth së ardhmes së Serie A, gjithmonë nëse situata nuk përmirësohet. Kampionati ishte programuar të përfundonte me 24 maj, por mund të ulë siparin me 31 maj.
Titulli mund të mos i jepet asnjë skuadre dhe do të përcaktohen vetëm skuadrat që do të kualifikohen në kompeticionet europiane për sezonin e ardhshëm. Renditja aktuale mund të jetë përfundimtare dhe skuadrat do të mbyllnin sezonin në pozicionet momentale.
Opsioni i tretë lidhet me titullin kampion dhe skuadrat që rrëzohen një kategori më poshtë. Ndeshjet “play-off” do të përcaktonin fituesen e titullit kampion, teksa mund të ketë finale edhe për ekipet që do të luftojnë për të qëndruar në elitë. /abcnews.al