Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pret sot në takim një delegacion francezo-gjerman, këshilltarë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe të presidentit francez Emmanuel Macron.
Mediat në Kosovë shkruajnë se takimi mbahet në orën 10:15.
“Në orën 10:15, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim një delegacion francezo-gjerman, këshilltarë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe të presidentit francez Emmanuel Macron”, thuhet në njoftim.
Zyra e Presidencës njofton se mediat mund të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.

