Trajneri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho, ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së kthimit ndaj Laipzig, që do të luhet në Gjermani. Ekipi londinez e humbi ndeshjen e parë me rezultatin 0-1 dhe në Gjermani, ka thuajse një mision të pamundur.
“Jemi të detyruar të shkojmë në Gjermani për të fituar, me mendimin që nuk kemi asgjë për të humbur. Ndeshja e nesërme është shumë e rëndësishme, duhet të jemi gati në aspektin psikologjik.
Të jemi të gjithë së bashku, vetëm kështu mund t’ia dalim. Kam besim të madh te djemtë dhe jam i bindur se do të arrijmë kualifikimin. Po humbim 1-0 në pjesën e parë dhe kemi një pjesë të dytë për të luajtur. Gjithçka mund të ndodhë, do të japim gjithçka çfarë kemi.
Jemi shumë pozitivë para kësaj sfide, optimizmi është i lartë. Nesër do të japim absolutisht gjithçka në fushën e lojës”, tha mes të tjerash Mourinho në konferencën e tij për shtyp./abcnews.al