Situata e koronavirusit në Shqipëri, Meta: Emergjencë serioze, nënvlerësimi më i vogël rrezikon jetën

schedule19:16 - 9 Mars, 2020

schedule 19:16 - 9 Mars, 2020

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një konferencë për mediat i bëri thirrje qytetarëve të tregohen të përgjegjeshëm dhe të zbatojmë me përpikmëri këshillat mjekësore. Gjatë fjalës së tij Meta tha se në këtë situatë kërkohet bashkëpunim.

“Duke vlerësuar masat e marra nga qeveria, i ftoj qytetarët të përballojnë me përgjegjshmëri këtë situatë.

Nuk ka vend për panik, por nuk ka vend për nënvlerësimin më të vogël nga të gjitha institucionet. Kërkohet bashkëpunim, transparencë. Shëndeti dhe jeta e qytetarit prioritet i të gjithëve sot.

Nuk është koha për të zhvilluar mbledhje mbi mbledhje. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm.

Vlerësimi i vogël i një qytetari mund të sjellë një rrezik të madh, pasi i gjithë rrjetin i kontaktuar mund të nxjerrë situatën jashtë kontrollit. Edhe në Presidencë kemi një task-forcë për të gjithë personat që shohin nënvlerësime në terren.

Janë disa gjëra që kërkojnë fonde dhe fondet duhet gjetur patjetër. Situata mund të dalë jashtë kontrollit. Jemi në çdo moment në kontakt me përfaqësuesit e qeverisë dhe do ti ndjekim të gjitha shqetësimet.

Besojmë që transparenca është e domosdoshme për ta qetësuar situatën”,  tha Meta.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!