“Duhet të merren masa drastike”, Panariti: Metoda e referencës që përdoret për zbulimin e koronavirusit ka një gabim

schedule18:33 - 9 Mars, 2020

schedule 18:33 - 9 Mars, 2020

Ish ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit Edmond Panariti nga studio e ABC News është shprehur se asgjë tashmë nuk ka të bëjë me aftësinë e personelin, pasi është i kualifikuar për të kryer procedualisht atë që është përcaktuar, por metoda e referencës që përdoret për zbulimin e koronavirusit.

Sipas tij në metodat e përdorura deri më tani që janë standarte ka një shkallë gabimi.  Ish ministri në studio me gazetarin Endri Xhafo ka theksuar se ky gabim në rastin më të mirë shkon në 70% ndërsa në fazat fillestare mund të shkojë në 30-50% që sipas statistikave këto raste nëse rezultojnë negative mund të jenë pozitive ndaj është e rëndësishme që të bëhet një kontroll të dyfishtë për këtë.

Ndërkohë ai theksoi se një analizë e thjeshtë gjaku është një mënyrë e shpejtë e kapjes së virusit tek personat që nuk shfaqin simptoma.

Pjesë nga biseda:

A duhet të presim një shtim të rasteve? Por nëse ky nuk është pacienti zero?

Ne duhet të kemi sisteme të besueshme që të kapin që në fillim analizat asiptomatik. E rëndësishme është që virusi të kapet pa u shfaqur virozat vetëm kjo na e bën të mundur parandalimin. Analiza e gjakut me striptest është një analizë që e kam që në fillesat e para pa shfaqur simptoma. Gjithashtu tomografia e digjitalizuar bën të mundur zbulimin e një virusi të tillë.

Ju thoni që duhet të kapen ato persona që nuk kanë simptoma? Sa e mundshme është që me termomentin me lazër të zbulojë rastet e infektuar?

Të kapësh një person që në fillim është që ta kapim pa shfaqur temperaturë por ne duhet të kapim dhe të testojmë personat që vijnë nga italia sidomos nga italia e veriut që ti nështrohen testeve të nevojshme.

A mund të bëhet analiza e gjakut në një pikë kalimi kufitar?

Është një analizë që nuk nëhet nga gjithkush por është jë mundësi që me këtë analiz mund të nxjerrë rezultatin në 15 minuta në ndryshim nga analiza e referencës që do 48 orë. Kjo është një analizë që ëhstë bërdorur nga Italia  dhe Kina. Vetëm striptesti është mundësia që ta kapim virusin sa më parë. Në itali është numri i madh i rasteve pasi ato kanë përdorur këtë lloj analize./abcnews.al