Gjykata e Apelit Tiranë këtë të hënë ka pranuar kërkesën e shtetasit turk Selami Simsek për ta liruar nga qelia për shkak se i ka mbaruar afati i paraburgimit.
Avokatit mbrojtës, Elton Hysenit, ka bërë me dije për abcnews.al se kërkesa e Simsek tashmë ëhstë marrë parasysh, dhe se ai nuk do të dëbohet nga Shqipëria derisa të ketë një përgjigje përfundimtare në lidhje me këtë kërkesë.
“Në datën 10 janar ka paraqitur kërkesën për azil pasi në Turqi i rrezikohet jeta. Deri sot në këtë kërkesë nuk ishte njoftuar asgjë derisa sot është njoftuar se kërkesa është marrë për shqyrtim. Kështuqë shtetasi Simsek nuk do të dëbohet deri sa të merret një vendim përfundimtar nga Drejtoria Rajonale e Kufirit në lidhje me kërkesën e tij. Ai është transportuar drejt qendrës së zilkërkuesve në Babrru ku do të qëndrojë në një kamp të hapur. Në pritje të plotësimit të formularit përkatës për çështjen e azilit në Shqipëri. Brenda 30 ditëve qeveria duhet të shprehet në lidhje me azilkërkimin. Derisa kërkesa e Simsek është bërë me vullnetin e tij ekziston rreziku real se ai i druhet se peson fati të shokut te tij. Celik është deportuar në menyrë të dyshimtë drejt Turqisë. Simsek i është marrë parasysh kërkesa dhe për vendimin e azilit mbetet për tu parë”, tha avokati.
Ndërkohë më parë Gazetarja Xhensila Kodra ka bërë me dije për ABC News se ai është shoqëruar me masa të rrepta policie. Simsek ka pohuar se në shtetin turk i rrezikohet jeta, këtë kërkesë do ta firmosi personalisht në ambientet e Drejtorisë së Kufirit dhe Emgracionit. Selami Simsek, la qelitë e burgut me një vendim për lirim nga qelia. Pritet një vendim përfundimtar për shtetasit turk, për pranimin ose jo të kërkesës për azil”, raporton gazetarja.
Vendimi për lirimin e tij u dha këtë të hënë vetëm pak orë pasi nëpërmjet avokatit mbrojtës, Elton Hysenit, Simsek depozitoi në Gjykatën e Apelit kërkesën për shuarje të masës së sigurisë. Sipas avokatit, Simsek e ka shlyer dënimin me afatet e paraburgimit, afat ky i cili i ka mbaruar më datë 7 Mars.
Selami Simsek u dënua me 1 vit burg nga gjykata e Shkallës së Parë Tiranë për falsifikim të vizave. Ai u arrestua në gusht të vitit të kaluar në aeroportin e Rinasit bashkë me mikun e tij Harun Çelik, me dyshimet se tentuan të kalonin me vizë kandaze të falsifikuar. Simsek, është mbështetës i Lëvizjes “Gylen”, ndaj së cilës Presidenti Erdogan ka nisur një fushatë të egër përndjekjeje./abcnews.al