Qytetarët zbriten nga avioni në Rinas pas anulimit të fluturimeve me Italinë: Po na trajtojnë si kafshë

schedule16:47 - 9 Mars, 2020

schedule 16:47 - 9 Mars, 2020

Ka qenë i papritur për udhëtarët vendimi për të anuluar fluturimet me veriun e Italisë. Gazetarja Erblina Mile ishte në aeroportin e Rinasit, ndërsa qytetarët tregojnë se në momentin e fundit u është kërkuar që të zbresin nga avioni.

Shumë prej tyre, janë revoltuar për mënyrën se si u zbritën nga avioni. “Deri në dy të natës kam prerë biletën. Asnjë nuk jep përgjigje. Po na trajtojnë si kafshë”, thonë qytetarët të revoltuar për Abc News.

Vendimi për të anuluar fluturimet me veriun e Italisë u mor ditën e sotme në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, pasi në Shqipëri u konfirmuan dy rastet e para me koronavirus. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!