Orët e para të mëngjesit të ditës së sotme janë konfirmuar edhe rastet e para me koronavirus në vendin tonë. Masat që duhen marrë për ta shmangur Covid-19 tashmë dihen, por gjithsesi ekzistojnë disa faktorë të tjerë që mund ta përkeqësojnë situatën.
Tymosja e duhanit apo cigareve elektronike për shembull nuk ju vjen fare në ndihmë nëse po mundoheni që të ruheni nga virusi i rrezikshëm.
Tymosja u dëmton mushkritë dhe këto të fundit janë pikërisht organi që koronavirusi sulmon më shumë. Ky fakt është thënë nga ekspertët e shëndetit ndërsa së fundmi edhe një zëdhënës i kryebashkiakut të Nju Jorkut, Bill de Blasio i paralajmëroi qytetarët që tymosja nuk është e rekomandueshme.
De Blasio u shpreh në një konferencë për shtyp:
“Nëse tymosni cigare kjo gjë do ju bëjë më të cënueshëm. Kështu nese jeni duhanpirës, kjo është koha e duhur për ta lënë këtë ves dhe ne do u ndihmojmë.”
Ekspertët e shëndetit kanë thënë gjithashtu se tymosja e cigareve është gjithashtu një arsye më shumë se pse koronavirus ka marrë më shumë jetë burrash sesa grash. /abcnews.al/