KQZ “shpall në kërkim” këshilltarin bashkiak në Kavajë: PS i shteroi lista, të vijë G-99

schedule13:52 - 8 Mars, 2020

schedule 13:52 - 8 Mars, 2020

Ka njerëz që luftojnë fort për tu zgjedhur këshilltarë bashkiakë, por ka edhe nga ata që mandati ju troket në derë, por brava nuk hapet.

E tillë është situata e krijuar në Bashkinë e Kavajës pas zgjedhjeve të 30 qershorit, ku opozita nuk mori pjesë.

Dy këshilltarë socialistë dorëzuan mandatet në fillim të nëntorit, pasi morën pozicione të tjera në administratë, dhe KQZ u vendos menjëherë në lëvizje për të plotësuar vakancat.

Por lista e kandidatëve socialistë kishte shteruar, dhe në këto kushte, një mandat i takonte partisë tjetër brenda koalicionit. Sipas llogaritjeve ky mandat i takonte Partisë G-99. KQZ ju dërgoi shkresë një pas një 4 kandidatëve të parë të kësaj partie, por asnjëri nuk tregoi interes dhe nuk e dorëzoi formularin e dekriminalizimit brenda 10 ditësh për të fituar mandatin e këshilltarit bashkiak në Kavajë.

KQZ ka kontaktuar të 5-in.  Ai është Mendel Byku, por ai nuk gjendet. Komisioni i ka dërguar njoftim përmes Postës, por kjo e fundit thotë se ky njoftim nuk i është dorëzuar për arsye se rezulton të jetë në Itali.

Në këto kushte, KQZ e ka shpallur në kërkim kandidatit Byku dhe sipas ligjit, ka bërë afishim publik në bashkinë Kavajë si dhe shpallja është publikuar edhe në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Nëse kandidati nuk depoziton formularin e vetëdeklarimit brenda afatit, konsiderohet se refuzon mandatin dhe do të kontaktohet kandidati i 6-të i G-99-ës. G-99 është parti që u krijua nga aktivitët e lëvizjes MJAFT, që drejtohej nga Veliaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!