Itali/ Guvernatori i Piemontes, Alberto Cirio rezulton pozitiv me koronavirusin

schedule11:11 - 8 Mars, 2020

schedule 11:11 - 8 Mars, 2020

Numri i të infektuarve me koronavirus në Itali vazhdon të shtohet me ritme shqetësuese. Vetëm ditën e djeshme u regjistruan më shumë se 1,000 raste.

Së fundmi, mediat italiane raportojnë se guvernatori i Piemontes, Alberto Cirio ka rezultuar pozitiv për Covid-19. Lajmi është komunikuar nga stafi, ndërsa thuhet se gjendja shëndetësore e Cirio-s është e mire dhe se ai do të vazhdojë që të punojë nga distanca.

Lajmi është komunikuar nga stafi, ndërsa thuhet se gjendja shëndetësore e Cirio-s është e mire dhe se ai do të vazhdojë që të punojë nga distanca. Më tej në njoftim thuhet se guvernatori ka aktivizuar tashmë të gjitha procedurat e parashikuara për kontrollimin dhe testimin e personave që mund të kenë pasur kontakt me të ditëve të fundit.

Njoftimi vazhdon:

“Ai do të vazhdojë me punën e tij, ashtu siç ka vazhduar pa reshtur për dy javë tashmë, në mënyrë që të përballemi me këtë emergjencë. Është e pashmangshme që puna tij do të vazhdojë në izolim, por me lidhje të vazhdueshme dhe mbështetje për Piemontin dhe Italinë.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!