Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Balotelli: Mos më shkruani broçkulla, paratë nuk vlejnë sa shëndeti!

schedule09:36 - 8 Mars, 2020

schedule 09:36 - 8 Mars, 2020

Zona e Lombardisë është në kolaps, pasi janë 5 mijë raste të zbuluara me Coronavirus dhe mbi 200 viktima. Lëvizjet e njerëzve janë pakësuar ndjeshëm dhe e gjithë kjo po ndikon edhe në ekonominë e vendit, sikurse edhe në futboll. Së fundmi u vendos që ndeshjet të luhen pa tifozë.

Ka nga ata që mendojnë se duhet të ndalet futbolli, sikurse edhe sulmuesi Mario Balotelli: “Paratë nuk ia vlejnë para shëndetit tonë, duhet të zgjohemi. Jam dakord 100 për qind me Sindikatën e Futbollistëve.

Mos më shkruani broçkulla të tilla: Ju jeni të mbrojtur! Çfarë diference bën nëse ti luan apo jo? Asgjë nuk ju ndodh me dyer të mbyllura. Mos u hiqni njerëzve të vetmin argëtim që kanë në fundjavë. E dua futbollin më shumë se ju, por të luash do të thotë të udhëtosh me autobus, tren, aeroplan, të flesh në hotel. Në çdo rast ke të bësh me kontakt me njerëz jashtë mjedisit tënd të punës.

Tashmë unë nuk do t’i shoh fëmijët e mi për shkak të këtij Coronavirusi të mallkuar, sepse ju e dini që ata nuk jetojnë në Lombardi. Kështu që është diçka që më zemëron dhe më trishton. Sigurisht nuk dua që nënën time, që dua ta shoh dhe ta takoj çdo ditë, ta kapë diçka nga unë. Ajo nuk është në të njëjtën moshë si unë. Aq sa e dua futbollin, aq dua që ajo të mos rrezikojë të sëmuret.

Pse do ta bëja? Për të argëtuar dikë? Apo që t’i ndalojmë ata të humbin para. Mos u bëni qesharakë. Vendosni veten mbi gjithçka, kemi parë mjaftueshëm deri më tani. Djema, mos bëni shaka me shëndetin tuaj”, përfundon Balotelli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!