Klopp rrezikon dënimin në Angli. Trajneri i Liverpool festoi si i çmendur pas përmbysjes së skuadrës së tij në takimin kundër Bournemouth, që u mbyll 2-1.
Wilson shënoi i pari për Bournemouth, ndërsa Salah dhe Mane përmbysën gjithçka. Pikërisht pas golit të sulmuesit senegalez, Klopp festoi si i çmendur, duke përqafuar pjesëtarë të stafit të tij dhe duke bëritur pas gjyqtarit të katërt.
Ky i fundit, nuk replikoi më Klopp, por siç raportojnë mediet britanike, ka shënuar gjithçka në protokollin e tij. Klopp pritet të dënohet dhe gjithçka do të bëhet më e qartë në ditët në vazhdim./abcnews.al
Some managers would get absolutely crucified for doing this. I guess with Klopp it’s just pAsHuN though ?pic.twitter.com/mmWAispSTr
— Scott Patterson (@R_o_M) March 7, 2020