Takimi i La Ligas mes Atletico Madridit dhe Sevillas, po bëhet gjithmonë e më shumë spektakolar. Pak çaste më parë, u mbyll pjesa e parë, ku u shënuan plot 4 gola.
Ishin miqtë andaluzianë që kaluan të parët në avantazh, me anë të De Jong në minutën e 19-të. Atletico Madrid nuk u shokua dhe arriti të reagojë, duke shënuar dy herë dhe duke përmbysur gjithçka.
Morata me penallti (32′) dhe Joao Felix në të 36-ën, çuan shifrat në 2-1 në favor të djemve të Simeones. Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej në favor të madrilenëve, andaluzianët shënuan sërish, me anë të Ocampos, për të çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin e barabartë, 2-2./abcnews.al
La Liga, java 27
Atletico – Sevilla 2-2
Morata (p) 32′, Felix 36′ / de Jong 19′, Ocampos (p) 43′