Shane Griffin ka tërhequr vëmendjen me një gol të shënuar ditën e djeshme në kampionat. Minutat po mbaronin dhe mesfushori 20-vjeçar mendoi të godiste drejt portës nga një distancë e madhe. Nuk i doli keq, pasi e dërgoi topin drejt e në rrjetë.
Ishte minuta e 94-t e takimit dhe Waterford po barazonte në shtëpi me Derry City. Griffin u bë heroi i skuadrës së tij, duke realizuar përmbysjen që i dha tre pikët skuadrës vendase.
Për mesfushorin ky ishte goli i parë si profesionist dhe sigurisht që do ta mbajë mend gjatë, më së shumti për mënyrën e realizimit, se sa për rëndësinë që kishte për skuadrën e tij. /abcnews.al
Poor Sam Bone after scoring a worldy and Shane Griffin pops up with this…#WeAreWaterfordFC #Blues pic.twitter.com/GJ7DoQGhei
— Waterford FC (@WaterfordFCie) March 6, 2020