Irani mbetet vendi i tretë më i prekur në botë nga koronavirusi dhe deri më tani raportohen 5,823 raste të konfirmuara.
Së fundmi edhe vetë qeveria iraniane e pranoi se covid-19 e ka goditur vendin vërtet keq dhe si duket situata nuk do të përpirësohet në të ardhmen e afërt. Vetëm gjatë ditës së sotme janë shtuar 1,076 raste të reja ndërsa kanë ndërruar jetë 145 persona.
Sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, vendi po has probleme edhe me varrimin e personave që nderrojnë jetë dhe në rrjet nuk kanë munguar pamje shqetësuese nga spitalet.
Në disa video të shpërndara trupat e pajetë duken të vendosura “pirg” në dyshemetë e spitaleve. Së fundmi, nga ndërruar jetë edhe një anëtare tjetër e parlamentit iranian.
Sipas raportimeve, deputetja iraniane Fatemeh Rahbar ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. Deputetja 55-vjeçarje nuk ka mundur t’i mbijetojë sëmundjes dhe ndërroi jetë në një spital të Teheranit ku po merrte dhe kujdes shëndetësor.
Kështu, Rahbar bëhet deputetja e dytë iraniane, që ndërron jetë si pasojë e Covid-19. I pari që ndërroi jetë nga anëtarët e parlamentit ishte deputetit Ali Ramazani. Veç 55-vjeçares,virusin raportohet ta kenë marrë edhe bashkëshorti i Rahbar, djali, vajza dhe dhëndri saj.
Partia e Fatemeh fitoi shumicën e vendeve në parlament pas zgjedhjeve që rezgjistruan edhe pjesmarrjen më e ulët në historinë e Republikës Islamike. /abcnews.al/