Coronavirusi është problemi që po shqetëson botën dhe po përhapet me shpejtësi në të gjithë globin. Virusi vdekjeprurës ka ndikuar dhe në botën e sportit, ku shumë aktivitete sportive janë anuluar ose janë zhvilluar me dyer të mbyllura. Një gjë e tillë duket se do të ndodhë dhe në Premier League, ku do të merren masat e para ndaj gripit që filloi në Kinë.
Ditën e hënë pritet të zhvillohet një takim në Londër, ku do të vendosen disa masa mbrojtëse në stadiume. Flitet se një nga këto masa do të jetë mos lejimi në stadiume i moshave mbi 70 vjeç. Kjo për shkak se kjo grupmoshë është me e prekura nga virusi dhe në këtë mënyrë nuk parandalohet përhapja e tij.
Gjithashtu një tjetër masë është dhe zhvillimi i takimeve me dyer të mbyllura, siç po ndodh në Itali dhe Marok. Shëndeti Publik në Angli do të vendosë për këtë gjë si dhe për ndalimin e moshës së tretë në stadiume. /abcnews.al