Provinca kineze Hubei, e njohur edhe si epiqendra e koronavirusit, ka miratuar një ligj për të ndaluar ngrënien e kafshëve të egra.
Ekspertët arritën më këtë vendim pasi besojnë se shpërthimi vdekjeprurës i coronavirusit të vendit, është shkaktuar nga ngrënia e kafshëve.
“Daily Mail” shkruan se muajin e kaluar autoritetet kineze bllokuan tregtime dhe konsumimin e kafshëve të egra, por pa specifikuar llojet e kafshëve të ndalura.
Ligji për mbrojtjen e jetës së egër nga ligjvënësit vendas hyri në fuqi që dje. Asnjë organizatë ose individ nuk lejohet të prodhojë, përpunojë, përdorojë ose kryejë operacione tregtare me kafshë të egra ose produkte të kafshëve të egra të cilat janë të ndaluara nga dokumenti, thonë zyrtarët.