Eric Dier u mor në mbrojtje direkt nga trajneri i tij, Jose Mourinho, pas incidentit që kishte pas ndeshjes Tottenham-Norwich në FA Cup. Mesfushori pa vëllanë e tij të përfshihej në një zënkë dhe ai nga fusha u drejtua direkt drejt tij.
Futbollisti anglez u kap me tifozin, ndërkohë që fotot dhe videot nga momenti bënë xhiron e botës në rrjetet sociale. Mourinho e dënoi se veprim atë që bëri Dier, por theksoi se klubi nuk duhet të merrte masa. E gjitha për shkak se ai kishte shkuar aty për vëllain e tij të vogël.
Në të njëjtën linjë është edhe trajneri Frank Lampard, i cili shprehet kështu: “Mendova se ishte një reagim krejtësisht natyral i Dier. Nëse pyesni burrin ose gruan, nëse një nga anëtarët e familjes ka nevojë për mbrojtje, reagimi juaj natyral do të ishte që ju të shkonit atje”. /abcnews.al
Así arrancó todo: Mourinho declaró en conferencia de prensa que un fanático del Tottenham insultó a Eric Dier, su hermano (que estaba en la tribuna) reaccionó y el jugador de los Spurs se metió en el medio. pic.twitter.com/OEeJyB19kG
— SportsCenter (@SC_ESPN) March 4, 2020