Kostaq Papa për gati 1 vit është deputet në Kuvendin e Shqipërisë, por ai mban një profil të ulët publik. Ka guxuar disa herë që të dalë para kolegëve në Kuvend e të mbajë një fjalim, por në çdo rast ka krijuar hilaritet për shkak të deklaratave të tij.
Në seancën e paradites së sotme, Papa sërish mori fjalën dhe tha se duhej që të sensibilizoheshim të gjithë, me gratë, por në fjalimin e tij ishte shumë seksist.
Gjatë fjalës së tij ai tha “fëmrat që kur kanë qenë me mua kanë pirë më shumë uiski se ujë”, pasi ai kishte pasur dhe kaçurrela kur ishte i ri.
Menjëherë pas kësaj deklarate ka shpërthyer rrjeti, për gjithë mediat dhe rrjetet sociale është kthyer në humorin e ditës.
Nuk kanë munguar memet epike për deputetin Papa. ABC News ju sjell ato më pikantet: