“Rindërtimi”, Arben Ahmetaj: Miratohet fondi prej 8.7 miliardë lekë

schedule14:16 - 6 Mars, 2020

schedule 14:16 - 6 Mars, 2020

Qeveria ka hedhur hapin e parë konkret sa i përket rindërimit.  Në mbledhjen e kësaj të premteje Këshilli i Ministrave ka miratuar fondin limit nga buxheti i shtetit që do të shkojë për rindërimin e banesave që u shkatërruan nga tëremti i 26 nëntorit në Tiranë.  Lajmin e dha Ministri i Shtetit për Rindërimin, Arben Ahmetaj.

“Sot qeveria ka kaluar vendimin për miratimin e fondit limit prej rreth 73 milionë euro, që do iu kalojnë FSHZH dhe Bashkisë së Tiranës. Jemi gati të nisim nga puna për ndërtimin e 3400 shtëpive individuale nga fundit për rindërtimit 8.7 mld lekë fondi i miratuar sot nga qeveria. Kjo shifër përballohet nga buxheti i vititi 2020”, tha ministri Ahmetaj.

Nga fondi total, 2.2 miliardë do i kalojnë Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e 889 njësive të banesave individuale, ndërsa me pjesën tjetër Fondi Shqiptar i Zhvillimit  do të ndërtojë 2500 banesa. Për ndërtimin e këtyre banesave, njoftoi Ahmetaj gara do të hapet edhe për kompani të huaja.

Javën që vjen shpallet gara për 3400 shtëpi individuale. Njoftime edhe në Financial Time për të ftuar kompanitë ndërkombëtare të marrin pjesë në procesin e rindërimit të shtëpive”, është shprehur ndër të tjera ministri.

Nënshkrimi i kontratës me Turqinë ende nuk është  por ministri i Rindërtimit jep një afat jo më të largët se një muaj për nisjen e punës në terren në Laç.

Ministri Ahmetaj sakëstoi se shuma e mbi 1 miliardë euro nga donacionet e shteteve të huaja nuk janë ende në fondin e rindërtimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!