“Gati ndërtimi i 3400 shtëpive të individuale”, Ahmetaj: Pas një muaji nis puna për rindërtimin e shtëpive në Laç

schedule12:07 - 6 Mars, 2020

schedule 12:07 - 6 Mars, 2020

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj këtë të premte në një deklarët për mediat ka bërë një pasqyrim të situatës fillimin e punës për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019.

Në fjalën e tij për mediat ministri është shprehur se është gati ndërtimi i 3400 shtëpive të individuale.

“Javës që vjen shpallet gara ndërkombëtare për 3400 shtëpitë. Do të ftojmë kompanitë ndërkombëtare për të ndërtuar shtëpitë individuale. Do të ftohen ambasadat dhe kompanitë ndërkombëtare për prokurim. Bashkitë kanë nisur vlerësimin e dosjeve individuale. Shtëpitë individuale do të ndërtohen me teknologji të mirë. Rindërtimi do jetë sipas standardit europian, rezistent ndaj tërmeteve deri në 9 ballë. Katër mijë familje që do banojnë në banesat e reja do ta festojnë vitin e ri 2021 në banesat e reja”, tha Ahmetaj.

Ahmetaj ka deklaruar se më 31 dhjetor të 2020  të gjithë familjet që do të akomodohen në njësi individuale do të akomodohen pa asnjë diferencë nuk ka asnjë diferencim për asnjë.

Gjithashtu ai është shprehur se në lidhje me Turqinë janë në fazën përfundimtare të nënshkrimit të marrëveshjeve dhe për rreth një muaj në Laç pritet që të nisë puna për rindërtimin e shtëpive. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!