Ish-zv.ministrja e Asrimit Nora Malaj ishte ftuar në studion e Abc News për të folur për situatën e ndodhur në shkollën “Janaq Kilica” në Fier.
Malaj akuzoi ashpër ministren e Asrimit Besa Shahini për keqmenaxhimin e situatës. Po ashtu Malaj u ndal edhe tek skandali me Drejtoreshën e DAR, Yllka Beci e cila ishte prezente në ambientet e shkollës ku ndodhi ngjarja, dhe debatoi me një pjesë të prindërve që ndodheshin aty dhe me gazetaren e ABC Neës, Valbona Davidhi.
Për të tërhequr vëmendjen, Beci tha se vajza e nxjerrë me barrelë nga shkolla është shtatëzënë, gjë e cila rezultoi se nuk ishte e vërtetë, dhe më pas vetë ajo e përgënjeshtroi duke thënë se e kishte fjalën për mësuesen.
Sipas Malajt, Beci nuk duhet të jetë më titullare e zyrës së arsimit. “Ministrja më mirë të mos kishte dalur se tregoi që vetëm ministre nuk është. Ajo tregoi që nuk e njeh sistemin e arsimit. Por nuk dua të merrem se ministrja është thjeshtë një kukull.
Duhet të jemi realistë me atë që po ndodh në shkolla. Fieri po etiketohet në dy pozicione. Ndodhi njëherë ku një pjesë e nxënësve u shtruan dhe nuk u dha asnjë informacion, doli rasti i dytë, i përsëritur në dy herë dhe në momentin e dytë ku pas situat. Kjo nuk duhet të jetë më titullare e Zyrës së Arsimit. Kur ka kaluar fakti që nuk është e vërtetë e rëndon edhe më shumë situatën me qëllimin që ngjarja të mos quhet më siç është por të kalohet nga një gjendje reale në një gjendje virtuale. Janë thyer të gjitha rregullat e kodit të komunikimit, etikës. Pasi u publikua kronika juaj familjarët kishin të drejtë të hedhin në gjyq. Cfarë do ndodhë me jetën e kësaj vajzës më pas? Këtu kemi me një keqmenazhim të titullarëve të sistemit të arsimit”, u shpreh ajo.
E pyetur se çfarë duhet të bënte ministrja Shahini, e cila e cilësoi ngjarjen edhe politike, Malaj tha: “Ministria e Arsimit duhet të ishte e par që duhet të bënte njoftimin publik. Duhet të krijonte grupin dhe të shkonte në terren. Shkuan por çfarë bënë? Ne akoma nuk e dimë çfarë ka ndodhur. Por ti duhet të përballesh me problemin. Kemi të bëjmë me një gjë që nuk e dimë nga vjen. U vu re që mediat dje nuk u lejuan të hyjnë. Masat ishin të nivelit zero. Keqdashësia shkoi më tej ku e shikojnë këtë ngjarje si politike. Ne realisht shohim një shtete që është kapur në panik dhe nuk menaxhon dot”. /abcnews.al