“Jemi miq, çdo gjë është sqaruar”, Todorovski flet për sherrin me Frashërin

schedule10:57 - 6 Mars, 2020

schedule 10:57 - 6 Mars, 2020

Në takimin mes Partizanit dhe Teutës, diçka e rrallë i filmua nga kamerat. Dy futbollistët e “Djemve të Detit”, Blagoja Todorovski dhe Stivi Frashëri, u kacafytën me njëri-tjetrin.

Për incidentin, Todorovski tha për PanoramaSport: “Ishte një moment keqkuptimi mes meje dhe Stivit, por gjithçka u sqarua në pushim të pjesës së parë. Ne jemi miq të mirë dhe çdo gjë është sqaruar, ndaj nuk kam çfarë të shtoj më shumë për këtë pjesë”.

LEXO EDHE: VIDEO/ Rast i çmendur për Brown, fut në sherr lojtarët e Teutës

Episodi mes Todorovskit dhe portierit Stivi Frashëri mori vëmendje të madhe në media, madje dy futbollistët, mund të konsiderohen me fat, pasi nuk u ndëshkuan me karton të kuq./abcnews.al