Agim Canaj vazhdon të merret me krizën e Partizanit në emisionin “Pressing” në ABC Neës. Trajneri i bën thirrje lojtarëve të marrin përgjegjësi, i rikthehet gabimeve në derbi dhe tregon se ku duhet të përqendrohet Sormani për momentin.
“Lojtarët duhet të marrin përgjegjësi, nuk po ndodh te Partizani dhe Kukësi. Partizani është një skuadër që fiket. Tirana menaxhoi situatën në derbi, menaxhoi çdo situate më mirë, ndërsa Partizani xhiroi me dhjetë lojtarë. Harxhoi shumë energji dhe u godit nga gabime ordinere.
Partizani është në një stres, pasi mendon për të mbrojtur titullin. Është shumë e rëndësishme për trajnerin që të kërkojë pikët në këto momente për të rikthyer entuziazmin. Lojtarët dhe trajneri merreshin akoma me arbitrin, duhej të stabilizonin situatën”, komenton Canaj. /abcnews.al