Canaj: Sormani nuk ka një plan rezervë, ju tregoj problemin e Partizanit

schedule23:02 - 5 Mars, 2020

schedule 23:02 - 5 Mars, 2020

Agim Canaj analizon situatën e vështirë të Partizanit në emisionin “Pressing” në ABC News. Trajneri i njohur ndalet te situata e kampionëve në fuqi dhe nuk i kursen kritikat për Adolfo Sormanin, trajnerin e Partizanit.

Partizani hoqi edhe një merak shumë të madh me ndryshimin e stadiumit. Ndodh të bëhesh supersticioz. I pashë të dy ndeshjet me qetësi, edhe me Tiranën edhe me Teutën. Më bën përshtypje mënyra se si komenton trajneri i Partizanit. Punë punë punë, por të gjithë punojnë.

Pati dyluftime, kjo zgjati 15 minuta. Po 75 minutat e tjera? Sormani nuk ka një plan të dytë, nuk ka rrugëzgjidhje. Ai e di që Partizani e bën mbrojtjen shumë lart, nuk ka skuadër për t’i mbyllur hapësirat. Sezonin e kaluar ishin harmonikë, sulmonin me një pjesë të skuadrës.

Sivjet ka pësuar shumë, harxhojnë energji duke sulmuar me gjithë skuadrën. Pastaj del e flet për gabime. Nuk ka një markim për Kallakun, lojtarin kryesor të Teutës. Te goli dy qendrat janë pa asnjë lloj bashkëpunimin, asnjë lloj vendosje. Nuk është punë lojtarësh, është çështje taktike. Të duhet një skuadër shumë harmonike për të sulmuar me gjithë skuadrën. Partizani sulmon shumë mirë, por zgjatet dhe lë shumë hapësira pas”, deklaron Canaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!