Mirënjohjen për përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj Shqipërisë, Ilir Meta nuk e fshehu kur valëviti mes mijëra shqiptarëve flamurin e SHBA në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Por konsideratat për shtetet e bashkuara, Presidenti nuk i ka të njëjta kur bëhet fjalë për përfaqsuesit diplomatikë të SHBA në Tiranë.
Duke ju referuar mbështetjes që ambasadorja Yuri Kim i dha ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, të paditur në SPAK nga Meta, Presidenti bëri këtë koment.
“Nuk ndaloj askënd të rreshtohet në krahun e grupit të falsifikatorëve. Unë kam respekt për partnerët tanë ndërkombëtarë, për atë që kemi bërë së bashku në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë edhe për ndryshimet që bëmë në Reformën e Drejtësisë. Më vjen keq për ata që nuk kanë kontribuar me integritet dhe përkushtim në respekt të Kushtetutës, por e kanë mbështetur diku hapur, diku tinëzisht në kundërshitm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë kapjen e sistemit”, tha Meta.
Ministres së Drejtësisë i kërkoi që në vend të leksioneve përpara prokurorisë të shkoj përpara organit të akuzës dhe të jap shpjegime për falsifikimin e dokumentave që ka bërë.
“Ministrja të vazhdojë të jetë krenare, nuk ka asnjë kompetencë, i vetmi detyrim është të shkojë të përgjigjet te Prokuroria”, tha Meta.
Akuzave që Edi Rama bënte nga foltorja e Parlamentit, i’u përgjigj duke kujtuar një histori të vjetër fotografie.
“Të merresha me një zonjë të degjeneruar si gruaja e Bilalit, kjo nuk është serioze”, u shpreh Meta.
Deklaratat e tij, Presidenti i Republikës i bëri gjatë konferencës së përbashkët me homologun bullgar, Rumen Radev gjatë vizitës zyrtare që ky i fundit zhvilloi në Tiranë./abcnews.al