Që kur u shfaq në Kinë, në dhjetor, koronavirusi i ri është përhapur në të gjithë botën. Më shumë se 3200 njerëz kanë humbur jetën dhe 94 mijë janë infektuar. Organizata Botërore e Shëndetit e ka deklaruar koronavirusin urgjencë me rëndësi ndërkombëtare shkruan CNN, transmeton abcnews.al.
Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë konfirmoi se virusi, i cili shkakton sëmundjen e njohur si Covid-19, transmetohet nga njëri njeri te tjetri përmes piklave – në fjalë të tjera, përmes kollës dhe tështimës ose kontaktit të drejtpërdrejtë.
Në Kinë janë regjistruar më shumë se 80 mijë raste dhe 3 mijë të vdekur. Jashtë Kinës, ka rreth 14500 të infektuar në 75 shtete. Të paktën 270 njerëz kanë vdekur jashtë Kinës.
Kjo është lista e plotë e shteteve me raste të konfirmuara me koronavirus jashtë Kinës:
- Afganistan (1 rast)
- Algjeri (2 raste)
- Andorra (1 rast)
- Argjentina (1 rast)
- Armeni (1 rast)
- Australi (52 raste, 2 të vdekur)
- Austri (10 raste)
- Bahrain (49 raste)
- Bjellorusi (6 raste)
- Belgjikë (1 rast)
- Bosnja dhe Hercegovina (1 rast)
- Brazili (3 raste)
- Kili (2 raste)
- Kamboxhia (1 rast)
- Kanada (34 raste)
- Kroaci (6 raste)
- Republika Çeke (5 raste)
- Danimarka (3 raste)
- Republika Domenikane (1 rast)
- Ekuador (10 raste)
- Egjipti (2 raste)
- Estonia (1 rast)
- Finlanda (3 raste)
- Franca (212 raste, 4 të vdekur)
- Gjeorgjia (1 rast)
- Gjermania (158 raste)
- Gjibraltari (1 rast)
- Greqia (9 raste)
- Hong Kong (103 raste, 2 të vdekur)
- Hungaria (1 rast)
- Islanda (26 raste)
- India (29 raste)
- Indonesia (2 raste)
- Irani (2,922 raste, 92 të vdekur)
- Irak (35 raste, 2 të vdekur)
- Irlanda (6 raste)
- Izraeli (15 raste)
- Italia (3,089 raste, 107 të vdekur)
- Japonia (1,023 raste, 12 të vdekur)
- Jordani (1 rast)
- Kuvajti (56 raste)
- Letonia (1 rast)
- Libani (13 raste)
- Lituania (1 rast)
- Luksemburgu (1 rast)
- Makao (10 raste)
- Malajzia (50 raste)
- Mexico (5 raste)
- Monako (1 rast)
- Nepali (1 rast)
- Hollanda (7 raste)
- Zelanda e Re (3 raste)
- Nigeria (1 rast)
- Maqedonia e Veriut (1 rast)
- Norvegjia (15 raste)
- Oman (12 raste)
- Pakistani (5 raste)
- Filipinet (3 raste, 1 i vdekur)
- Polonia (1 rast)
- Portugalia (4 raste)
- Katari (7 raste)
- Rumania (3 raste)
- Rusia (6 raste)
- San Marino (1 rast)
- Arabia Saudite (1 rast)
- Senegal (2 raste)
- Singapori (112 raste)
- Sllovenia (1 rast)
- Korea e Jugut (6,088 raste, 35 të vdekur)
- Spanja (219 raste, 2 të vdekur)
- Sri Lanka (1 rast)
- Suedia (13 raste)
- Zvicra (18 raste, 1 i vdekur)
- Tajvan (41 raste, 1 i vdekur)
- Tailanda (47 raste, 1 i vdekur)
- Tunizia (1 rast)
- Ukraina (1 rast)
- Emiratet e Bashkuara Arabe (27 raste)
- Mbretëria e Bashkuar (87 raste)
- Shtetet e Bashkuara të Amerikës (159 raste total, 11 të vdekur)
- Vietnami (16 raste)/abcnews.al