Mes tyre Mond Bego, OFL i kërkon llogari për pasurinë tre të dënuarve për krime të rënda

schedule13:47 - 5 Mars, 2020

schedule 13:47 - 5 Mars, 2020

OFL i ka dërguar formularin për deklarimin e pronësisë tre personazheve të njohur në vend, të cilët janë dënuar për krime të ndryshme me vendim gjykate.

Abcnews.al mëson se bëhet fjalë për Mond Begon, Eduart Nazarin, dhe Gentian Çakon.

Bego është një emër i njohur pasi është akuzuar publikisht nga opozita për lidhje të ngushta me Taulant Ballën dhe maxhorancën. Ai akuzohet gjithashtu se po shpërngul një numër të madh banorësh nga zona e Unazës së Re për të ndërtuar një kompleks të tijin aty. Ai  rezulton i dënuar në Itali me 11 vjet burg, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikim droge”.

Lexoni më tepër: OFL i dërgoi “letrën”: Lidhja me Aldo Baren, tenderat dhe kompleksi luksoz në Tiranë, kush është Mond Bego

Çako ndërkohë rezulton i dënuar me 20 vite burg nga gjykata e Korçës për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim”, kurse Nazari është arrestuar në vitin 2013 për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Mond Bego

Njoftimi i plotë

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë.

Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve:

E. N., banues në Berat, arrestuar në vitin 2013, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

G. Ç., banues në Berat, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me 20 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim”.

M. B., banues në Tiranë, dënuar në Itali me 11 vjet burg, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikim droge”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!