Tottenham u eliminua nga FA Cup ditën e djeshme, pasi u mposht me penallti nga Norwich. Fundi i ndeshjes regjistroi edhe një incident, pasi mesfushori Eric Dier u përlesh me një tifoz. Pamje të shumta janë publikuar në rrjetet sociale dhe lojtari anglez shikohet duke u ngjitur në tribunën e tifozëve.
Në videot e publikuara dallohet Dier, i cili i drejtohet tifozët: “Ai është vëllai im”. Nuk dihet ende përse ndodhi gjithë ajo rrëmujë. Incidenti u komentua edhe nga trajneri i Tottenham, Jose Mourinho. “Nuk mendoj se ai incident i takon lojës. Ndeshja ishte një përfaqësim fantastik i FA Cup, por nuk mund t’i shmangem gjithsesi pyetjes.
Así arrancó todo: Mourinho declaró en conferencia de prensa que un fanático del Tottenham insultó a Eric Dier, su hermano (que estaba en la tribuna) reaccionó y el jugador de los Spurs se metió en el medio. pic.twitter.com/OEeJyB19kG
— SportsCenter (@SC_ESPN) March 4, 2020
Dier, sipas mendimit tim, bëri një veprim që ne profesionistët nuk mund ta bëjë, por kur dikush ju fyen dhe është e përfshirë familja, veçanërisht vëllai yt i vogël, atëherë… Nëse klubi do e dënonte, nuk do të pajtohesha me diçka të tillë. Gjithsesi ajo që bëri ishte e gabuar”. /abcnews.al
Eric Dier just came into the stand and had a fight with fan next to me ? pic.twitter.com/nMGVcDWegX
— Jascha Selby (@jselby123) March 4, 2020