Një stilist shqiptar ka prezantuar krijimet e tij “Haute Couture” në Javën e Modës në Paris.
E kemi fjalën për stilistin Festim Isufi i cili prezantoi koleksionin me 20 krijimet e tij klasike mes të cilave fustane mbrëmjeje, kostume elegante.
Sfilata u mbyll me fustanin magjepsës te nusërisë nën tingujt e këngës “Baresha” në kujtim të ikonës së muzikës sonë, Nexhmije Pagarusha.
Kënga i emocionoi dhe çoi në këmbë të gjithë të pranishmit e huaj dhe shqiptarë.
Përveç stilistëve të huaj, në sfilatën e Isufit ishin të pranishëm Armina Mevlani dhe Orinda Huta, Ambasadori i Kosovës në Francë, Qendrim Gashi dhe bashkëshortja e tij Jeta Abazi Gashi./abcnews.al