Coronavirusi mban në ajër Shqipërinë, rrezikohen miqësoret italiane

schedule08:40 - 5 Mars, 2020

schedule 08:40 - 5 Mars, 2020

Shqipëria ka planifikuar të zhvillojë në Itali dy ndeshje miqësore këtë mua. Kuqezinjtë e drejtuar nga Edoardo Reaja do të përballen me San Marinon (27 mars) dhe Slloveninë (30 mars), sfida që rrezikohen të mos zhvillohen.

Gjithsesi ende nuk ka një vendim. Nëse këto dy përballje do të luhen në Itali, atëherë do të zhvillohen me dyer të mbyllura. Autoritet italiane e kanë ndarë mendjen dhe të gjitha sfidat në vendin fqinj, deri në fillim të muajit prill, do zhvillohen pa praninë e publikut.

E gjitha për shkak të situatës së rëndë në Itali me Coronavirusit. Janë të shumtë personat e prekur, ndërkohë që dhjetëra kanë vdekur. Tashmë shëndeti publik ka kaluar në plan të parë dhe ndalimi i luajtjes së ndeshjeve pa tifozë është një masë parandaluese për përhapjen e Coronavirusit edhe më shumë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!