Pesë gola të shënuar në kryeqytet, edhe Prishtina është për titull në Kosovë

schedule22:08 - 4 Mars, 2020

schedule 22:08 - 4 Mars, 2020

Është mbyllur takimi i fundit i programuar për sot i javës 21 në IPKO Superliga, mes Prishtinës dhe Ferizaj. Plot 5 gola u shënuan në këtë takim, me kryeqytetasit që fituan me rezultatin 3-2.

Januzaj shënoi dy gola, ndërsa Otto John çoi shifrat në 3-0. Ferizaj do të hapte takimin me dy gola të shënuar në minutat e fundit nga Krasniqi dhe Dajaku, por në fund u larguan pa pikë.

Prishtina me këtë fitore ngjitet në kuotën e 41 pikëve, në vend të tretë. Dy ekipet para kryeqytetasve, Ballkani dhe Gjilani, janë shumë pranë, me 44 dhe 41 pikë. Titulli është i hapur në Kosovë./abcnews.al

 

Renditja e IPKO Superliga

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!