Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO / Përplaset nga skrepi, humb jetën 55 vjeçari në Vlorë

schedule18:46 - 4 Mars, 2020

schedule 18:46 - 4 Mars, 2020

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, përgjatë rrugës Orikum-Dukat në afërsi të varrezave të fshatit Fushë Dukat.

Një skrep (mjet punimesh në rrugë) i cili ka qenë duke ecur, ka shtypur një 60 vjeçar i cili ka qenë duke qëndruar anës rrugës.

Personi që ka humbur jetën është Novruz Havaraj ndërkohë që autori është larguar menjëherë.

Polica ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit, dhe sqarimin e rrathanave të këtij aksidenti.

Njoftimi i Policise:

“Vlorë/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:10, në një rrugë dytësore të fshatit Dukat, Vlorë, një këmbësor rreth 60 vjeç është zënë poshtë dyshohet aksidentalisht nga një skrep i një firme private e cila kryente punime në këtë rrugë. Si pasojë 60 vjeçari N.H ka humbur jetën.

Drejtuesi i skrepit është larguar nga vendi i ngjarjes por po punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!