Mjekët në Kinë po përpiqen të testojnë efektin e vitaminës C edhe tek koronavirusi. Bota shpenzon në vit gati 1 miliardë dollarë për suplemente të vitaminës C. Popullariteti i saj kur vjen fjala tek lufta kundër gripit vjen nga një teori të cilën në vitet 1970 nga shkencëtari fitues i cmimit Nobel, Linus Pauling. Ai ishte i bindur tek përfitimet e vitamines C, dhe vetë personalisht merrte 3 g në ditë, edhe pse një pjesë e mirë e kërkimit të tij më vonë u hodh poshtë.
Sigurisht, kur bëhet fjalë për infeksione apo viruse si ai i gripit, duhet të pranojmë që ajo është pjesë e rëndësishme e reagimit të imunitetit dhe tretet shpejt teksa ndihmon në prodhimin e qelizave të bardha të gjakut që luftojnë sëmundjen.
Megjithatë studime të shumta nuk kanë arritur ta mbështesin teorinë e Pauling-it për vitaminën C si një supliment parandalues dhe sipas një raporti nga Cochrane Collaboration, më e shumta që mund të shpresojmë nga marrja e një doze më të lartë se mesatarja e përditshme e 1000 mg vitaminë C, e redukton jetëgjatësinë e gripit me 8 përqind ose 0.4 shkruan albawaba
Doza më të larta ndërkohë, mund ta shkurtojnë dhe më shumë sëmundjen; një hulumtim i Universitetit të Helsinkit zbuloi se doza ditore nga 6g deri në 8g mund t`i zbusë simptomat e ftohjes në masën 19%. Por ndonëse mund të ketë një ndikim në luftën ndaj semundjes, në verifikimet e përgjithshme vitamina C nuk u gjet të kishte efekt parandalues, pra nuk të ndihmon të mos sëmuresh.
NHS rekomandon se të rriturit e shëndetshëm duhet të konsumojnë 40mg vitaminë në ditë. “Ne të gjithë kemi mangësi pasi nuk sigurojmë në mënyrë natyrale vitaminën C thotë Dr Thomas Levy, një kardiolog amerikan dhe autor i Primal Panacea, një libër për përdorimet e vitaminës C.
Konsumimi i një portokalli të mesëm do të sigurojë pothuajse dyfishin e sasisë ditore në 70mg. Edhe pse vitamina C nuk mund të jetë mënyra për të shmangur “defektet e dimrit”, shkencëtarët gjithnjë e më shumë po kërkojnë ta përdorin atë si një trajtim për kushte të tjera, nga koronavirusi deri tek humbja e kujtesës.
Shkencëtarët në Wuhan po kryejnë teste mbi 120 pacientë për të parë nëse dozat e larta të kësaj vitamine mund të ndihmojnë në luftën kundër Covid 19.
Në doza më të larta, ajo ka një veprim antiviral, ndaj shkencëtarët në Wuhan po kryejnë teste për të parë nëse dozat e larta të vitaminës mund të ndihmojë edhe në luftën kundër koronavirusit.
Doza që përdoret në Kinë është rreth 60 herë më shumë sesa sasia e rekomanduar ditore e NHS dhe 24 herë sasia e trefishuar ndaj ftohjes.
Në testet, vitamina C ka vepruar kundër çdo virusi – nëse jepet në masën e duhur, thotë Dr Levy.
Dr Mike Skinner, një virolog në Imperial College London, thotë se ne nuk do ta dimë vlerën e vitaminës C kundër koronavirusit për disa kohë, dhe thotë se doza që po testohet është ‘masive’./abcnews.al