Vjosa Osmani i refuzoi seancën në Kuvend, Thaçi paralajmëron konferencë

schedule13:30 - 4 Mars, 2020

schedule 13:30 - 4 Mars, 2020

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do t’iu drejtohet qytetarëve përmes një konference për media që do ta mbajë sot në orën 16:00.

Ky vendim për të mbajtur konferencë ka ardhur pas refuzimit të Kuvendit të Kosovës që të organizojë një seancë për sot siç ishte kërkuar nga presidenti, për të raportuar rreth takimeve në Ëashington.

“Presidenti Thaçi mban konferencë për media në orën 16:00

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot (4 mars 2020), në orën 16:00, do të mbajë konferencë për media”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ndërkaq, në letrën e Osmanit drejtuar Thaçit, kryeparlamentarjashkruante se kërkesa do të duhej të ishte dërguar disa ditë më herët, në mënyrë që Kuvendi të kishte më shumë kohë për të bërë përgatitjet.

Ajo ka thënë po ashtu se do të jenë të angazhuar lidhur me përgatitjet për Epopenë e UÇK-së, e se seanca mund të mbahet pas datës 9 mars.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!