Çështja “Shullazi”, Apeli në Gjykatën e Posaçme shtyn sërish seancën

schedule10:36 - 4 Mars, 2020

schedule 10:36 - 4 Mars, 2020

Vijon shtyrja e gjyqit të Emiljano Shullazit dhe anëtarëve të tjerë të bandës së tij në Apelin e Gjykatës së Posaçme.

Sipas informacioneve arsyeja kryesore e shtyrjes së gjyqit muajt e fundit është bërë  mungesa e trupës gjykuese.

Seanca e sotme nuk ka zgjatur më shumë se dy minuta, ndërsa ngërçi për këtë proces gjyqësor pritet të vijojë të jetë edhe në javët në vijim.

Ndërkohë në fund të dhjetorit KLGJ i ka nisur një shkresë Ministrisë së Drejtësisë, të cilës i kërkon zhbllokimin e situatës duke sugjeruar ndryshime ligjore.

Nëse procesi vijon të jetë i bllokuar, anëtarët e grupit “Shullazi” shkojnë drejt lirimit nga paraburgimi./abcnews.al