Horoskopi 4 mars 2020, zbuloni çfarë është rezervuar për ju këtë të mërkurë

schedule07:10 - 4 Mars, 2020

schedule 07:10 - 4 Mars, 2020

Dashi

Mundohuni që të shmangni konfliktet në dashuri si dhe ti shtyni sa më shumë diskutimet dhe sqarimet. Lërini gjërat që të rrjedhin normalisht. Një kujdes më m duhet edhe në punë, ndaj bëni mirë që të shmangni kundërshtitë.

Demi

Ju pret një ditë mjaft pozitive ku gjatë saj do të keni mundësi që të zbuloni dashurinë aty ku nuk e prisni. Takimet gjatë kësaj periudhe do të rezultojnë të duhurat. Edhe në punë do të ketë mundësi shuë të mira, ndaj këmbëngulni pasi intuita nuk do ju zhgënjejë.

Binjakët

E mërkura do të jetë e luhatur në dashuri, ku mund të ketë vështirësi apo distanca të cilat duhen kapërcyer. Kjo gjë mund të vijë për shkak të problemeve lidhur me të kaluarën. Në punë, do të lëvizë diçka.

Gaforrja

Më në fund Hëna do të jetë në anën tuaj dhe do ju sjellë lajme të mira dhe emocione pozitive. Do të jeni më të ndjeshëm se zakonisht. Në punë, nuk duhet të rrezikoni nga situata të çuditshme.

Luani

Ky është një moment në të cilin duhen verifikime sa i takon ndjenjave dhe nëse keni pasur probleme ka ardhur momenti për ti zgjidhur. Në punë ka disa marrëveshje të cilat duken më të vështira nga sa mund të mendohet.

Virgjëresha

Ndjenjat janë mjaft të favorizuara dhe duke i vënë në plan të parë, mundohuni që të mos përfshiheni nga emocionet negative të së kaluarës. Në punë duhet të bëni më shuëm durim dhe në fund do arrini rezultatet që i keni vendosur vetes.

Peshorja

Mund të ketë ndonjë debat më shumë në dashuri, për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës. Mundohuni që të tregoheni të kujdesshëm me ndjenjat dhe të shmangni kundërshtitë e kota. Në punë, me shumë mundësi duhet të nisni të mendoni për një ndryshim.

Akrepi

Kjo e mërkurë do të jetë mjaft e favorshme në dashuri, në sajë të ndikimit tranzit të Hënës, por bëni kujdes me debatet, pasi Venusi do të jetë kundër, ndaj duhen marrë masa. Në punë do të ketë një mundësi e cila duhet kapur fluturimthi.

Shigjetari

Keni nevojë për emocione të veçanta, pasi nuk doni më që të jetoni të njëjtat gjëra. Do të ndiheni të mërzitur, ku shumë gjëra do ju duket se nuk ecin. Në punë dhe në sferën financiare do të ketë rikuperim të ndjeshëm, por për të zgjidhur problemet duhet pak kohë.

Bricjapi

Duhet të mundoheni që të gjeni një ekuilibër në dashuri, por mundohuni që të bëni kujdes, pasi Hëna do të jetë kundër, shkruan noa.al. Në punë mund të merrni një propozim interesant.

Ujori

Ju pret një ditë konfuze, ku gjatë saj duhet të bëni qartësi lidhur me ndjenjat. Në punë do të keni shumë gjëra për të bërë, por kryesorja duhet të jetë rimëkëmbja ekonomike.

Peshqit

Ka ende ndonjë shqetësim të vogël i cili duhet kaluar, por përgjithësisht e mërkura do të sjellë përmirësim. Në punë, do të bëni projekte të cilat premtojnë përmirësime të menjëhershme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!