Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka folur për Supersport pas hedhjes së shortit të UEFA Nations League, aty ku tha: “Shorti është short, nuk ishte i keq. Duhet të kemi parasysh se programi i ndeshjeve është shumë i ngjeshur, luhet çdo 3 ditë dhe duke marrë parasysh këtë gjë, është grup i vështirë, pasi luajmë në distanca të larta.
Në këtë këndvështrim, është grupi më i vështirë. Të tilla janë të ndara skuadrat, në pikëpamjen sportive skuadrat janë të njëjtit nivel. Nuk ka skuadra të lehta, duhet të përgatisësh mirë. U pa në ndeshjen kundër Andorrës, të cilën Shqipëria nuk e fitoi dot. Jemi në një grup ku të katër skuadrat kanë mundësitë e tyre. Objektivi i Shqipërisë është të jetë i pari në Grup dhe të kalojë në Ligën B dhe pse jo, të provojë me ndonjë shans në “Play-Off”, por është shumë e vështirë.
Shmangia e Kosovës? Më mirë kështu, shqiptarët do të shohin dy ndeshje dhe jo një. Më mirë që shkoi kështu. Edy Reja? Ne e kemi deklaruar që do të vazhdojmë me trajnerin, kemi firmosur kontratë jo vetëm me Rejën, por me gjithë stafin e tij, i cili është i njëjti me të cilin përfunduam ndeshjet kualifikuese të Botërorit”, tha Duka./abcnews.al