Ministri për Rindërtim Arben Ahmetaj gjatë fjalës së tij në Thumanë bëri me dije se po punohet për ndërtimin e banesave të reja në mbarë Shqipërinë. Ahmetaj gjithashtu theksoi se qeveria po bën të pamundurën për të ndërtuar Shqipërinë e re.
“Kjo është hera e parë që qeveria merr përsipër të ndërtojë shtëpi dhe blloqe pallatesh dhe t’ua japë qytetarëve shtëpitë falas. Vëmendja e qeverisë është për banorët e Thumanës dhe të mbarë Shqipërisë.
Javën që vjen hapet procedura për të ndërtuar banesa individuale. Janë 4 000 familje që do futen në banesa brenda vitit.
Do ndërtojmë edhe në banesa në Bubq. Bubqi ka për të qenë shembull për t’u marrë në Shqipëri, por edhe më tej. Brenda 2 viteve do shohim një Shqipëri të re”, tha Ahmetaj.

