Thaçi i përgjigjet Kurtit: Politikën e jashtme e udhëheq unë

schedule15:13 - 3 Mars, 2020

schedule 15:13 - 3 Mars, 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndodhet për një vizitë zyrtare në Washington ku është takuar me një numër të lartë zyrtarësh të administratës së Donald Trump me të cilët ka diskutuar për dialogun me Serbinë.

Lidhur me këtë vizitë është kreu i shtetit është kritikuar nga Qeveria në Prishtinë. Kurti tha më herët se para se të shkonte në Amerikë do të duhej t’i raportonte Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Lidhur me këto deklarata ka reaguar edhe kreu i shtetit.  Kjo përgjigje vjen pikërisht edhe në kohën kur ministri i Punëve të Jashtme Glauk Konjufca, ka kërkuar largimin nga detyra të 6 ambasadorëve, përfshirë edhe Vlora Çitakun.

“Presidenti i Republikës së Kosovës është institucioni më i lartë kushtetues, i cili udhëheq me politikën e jashtme. Si Zyre e Presidentit, në emër të presidentit Thaçi, qysh nga dhjetori i vitit 2019-të i kemi shprehur me shkrim gatishmëri Kuvendit, që presidenti t’i drejtohet deputetëve, por kjo seancë ende nuk është organizuar. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër, që presidenti kërkon t’u drejtohet deputetëve. Po ashtu, presidentit Thaçi i subordinohen të gjitha palët që janë pjesë e politikës së jashtme, në këtë rast edhe qeveria dhe kryeministri, që kanë rol zbatues të politikës së jashtme dhe këshillues për propozimet e tyre dhe jo anasjelltas”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Presidentit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!