“SPAK arritje e madhe”, Borchard: Shqipëria po ecën përpara drejt sundimit të ligjit dhe BE-së

schedule11:22 - 3 Mars, 2020

schedule 11:22 - 3 Mars, 2020

Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri Bernd Borchardt ka theksuar se krijimi i organeve të reja të drejtësisë është një mundësi e mirë e vendit për të ecur përpara në rrugën e integrimit.

Borchard është shprehur se krijimi i SPAK është një arritje e madhe, por sfidat për drejtësinë e re shqiptare janë të mëdha.

“Shqipëria po ecën përpara drejt sundimit të ligjit dhe BE-së.  Duke parë largimet që janë bërë deri tani për të hequr të këqijat e sistemit të vjetër, ku është sistem për Shqipërinë dhe kjo tregon që krijimi i institucioneve të reja, prokurori i përgjithshëm do të vijojë të luajë një rol të rëndësishëm, SPAK është një arritje e madhe. Disa procedura janë në përgjegjësi të prokurorisë së përgjithshme. Sfidat janë të shumta, do të vijojë mbështetja jonë. Ne do të jemi gati të bashkëpunojmë” tha ambasadori i OSBE-së./abcnews.al